E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroaci, treni del nga shinat, 6 të vdekur e mbi 40 të plagosur

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë kanë mbetur të plagosur, 20 prej të cilëve në gjendje të rëndë, si pasojë e daljes nga shinat të një treni pasagjerësh pranë qytetit jugor Split në Kroaci.
Treni, që udhëtonte nga kryeqyteti Zagreb, doli nga shinat pas pak pas mesditës, ndërkohë që po i afrohej Splitit, qytet antik i ndërtuar mbi rrënojat e pallatit të Perandorit romak Dioklecian. Në tren ndodheshin rreth 90 pasagjerë, të cilët udhëtonin për pushime drejt zonave bregdetare. Autoritet spitalore në Split bënë thirrje për dhurime vullnetare të gjakut. Sipas agjencisë shtetërore të hekurudhave, ekipet e emergjencave u dërguan menjëherë në vend ngjarje për të dhënë ndihmën e duhur dhe për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›