Ristani: Rezultatet përfundimtare finalizohen të hënën
Certifikimi i rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit dhe shpërndarja e mandateve të deputetëve për subjektet politike do të finalizohet ditën e hënë në mbledhjen e rradhës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Vetëm pas mbylljes së ankimimeve në Kolegjin Zgjedhor që deri më tani kanë lënë në fuqi vendimet e KQZ-së, përveç, rastit të Komunës së Ruzhdies në Qarkun e Fierit, institucioni që certifikon rezultatin përfundimtar të zgjehdjeve duhet të presë deri në përmbushje të detyrimit ligjor dhe fjalës së fundit që do të thotë ky kolegj edhe për Tiranën. Ndërkaq në mbledhjen e mesditës Komisioni Qendror i zgjedhjeve bëri shpërndarjen e mandateve për Qarkun e Durrësit ku koalicioni i djathtë ka fituar 7 mandate deputetësh, ai i majtë pesë dhe koalicioni i kryesuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim një mandat deputeti.
“KQZ deri më tani ka bërë shpërndarjen e nëntë qarqeve, ndërkohe që pritet të bëhet ai për Fierin, Tiranën që është në ankimim dhe Shkodrën që sapo ka mbaruar. Dhe në këtë mënyrë, dita e hënë s’do të jetë afati i fundit për të dhënë në këtë mënyrë certifikimin e plotë të këtyre zgjedhjeve.”
Vendimet e Kolegjit Zgjedhor janë të formës së prerë dhe në këtë mënyrë subjektet, të cilat kanë ngritur padi në lidhje me vendimet e Komisionit Qendror të zgjedhjeve, apo kanë kërkuar rinumërim dhe rishqyrtim të votave, bazuar në nenin 158 të Kodit Zgjehdor nuk mund të bëjnë ankim pas vendimit të marrë nga trupa gjykuese e këtij Kolegji.