E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hajduti vjedh dyqanin e Apple, lë pas telefonin e tij Samsung Galaxy

Vjedhjet në dyqanet e Apple nuk janë saktësisht të rralla, sidomos duke pasur parasysh se sa kushtojnë produktet e Apple.

Në këtë rast është diçka qesharake, sepse jo vetëm që hajduti është kapur, por ai u kap sepse, ndërsa po vidhte telefonat iPhone në dyqanin e Apple, ai la prapa telefonin e tij Samsung Galaxy.

Krimi është kryer në një dyqan në Springfield, SHBA dhe ndërsa hajduti arriti të ikë, telefoni i tij Samsung Galaxy ndihmoi autoritetet në arrestimin e tij. Ata përdoren abonimin e të dyshuarit, e cila kishte emrin dhe adresën e tij.

(a.k/krokodili/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›