E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maikon lë Sitin, kalon te Roma

Në kampionatin italian rikthehet një njohje e vjetër. Mbrojtësi brazilian Maikon i dha fund aventurës njëvje-çare me Mançester Sitin, duke përqafuar projektin e trajnerit të Romës, Rudi Garsia. Ish-lojtari i Interit mbërriti në kryeqytetin italian, ku do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të bashkohet me skuadrën verdhekuqe. I rrethuar nga dhjetëra tifozë, Maikon u ndal për të firmosur autografe, ndërsa u ndal për të bërë edhe fotografitë e rastit. 
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›