OKB: Bota duhet të luftoje më shumë kundër sulmeve kibernetike
GJENEVË - Lufta kundër krimit kibernetik, përdorimi i internetit për të kryer sulme në hapësirën virtuale, është një realitet kundër të cilit komuniteti ndërkombëtar duhet të luftojë më tepër, u shpreh një zyrtar i lartë i OKB-së.
"Lufta kundër krimit kibernetik ka filluar", deklaroi Hamadoun Toure, sekretari i Përgjithshëm i Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve.
"Ashtu si në një luftë konvencionale, nuk ka fitues, por vetëm shkatërrim", theksoi ai para gazetarëve, diplomatëve dhe ekspertëve të teknologjisë.
Kreu i organizatës së specializuar të OKB-së i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të bashkëpunojnë më tepër për të zbuluar më mirë gjurmët e piratëve informatikë.
(a.k/ata/BalkanWeb)