Hajredin Kuci Plani operacional ne veri teresisht i suksesshem

DW Zoti Kuci si ka rrjedhur plani i qeverise se Kosoves per vendosjen nen kontroll te dy pikave kufitare me Serbine
Kuci Deri me tash aktiviteti ka shkuar 100 sipas planit operacional.160 Ne porten nje dhe 31 ne Jarinje dhe Bernjak jane te vendosur edhe doganieret dhe policia e Kosoves edhe ata te misionit EULEX dhe gjerat ne kuptimin e planit operacional po shkojne ashtu sic jane menduar.
DW Gjate ketij aksioni eshte shenuar ndonje incident
Kuci Ka tendenca per reagime qytetare nga ana e serbeve te stimuluara nga ndonje grup kriminal apo ndoshta edhe nga qeveria e Serbise mirepo ajo cka mund te themi se gjate vendosjes se policise dhe doganiereve ne piken nje dhe 31 nuk ka pasur incidente.
DW Zoti Kuci pothuaj te gjitha rruget ne veri te Kosoves vazhdojne te jene te mbyllura per qarkullim nga barrikadat te vena nga serbet lokal. Ka qeveria nje plan operacional edhe per zhbllokimin e ketyre rrugeve
Kuci Ne kemi nje plan operativ me te gjere ne kuptimn e vendosjes se rendit dhe ligjit ne veri. Tashme per momentin jemi te koncentruar per vendosjen e rendit dhe ligjit ne pikat kufitare nje dhe 31 por patjeter qe rruget do te zhbllokohen dhe do te kete qarkullim te lire edhe te mallrave edhe te individeve per nje jete normale te qytetareve tane atje.
DW Qysh nga berja publik i planit te qeverise se Kosoves per venjen nen kontroll te dy pikave kufitare me Serbine ka pasur nje retorike te ashper si nga Prishtina ashtu edhe nga Beogradi per situaten e krijuar ne veri. Mendoni se pas kesaj ka vend per vazhdimin e dialogut ndermjet Prishtines dhe Beogradit
Kuci Dialogu me Serbine dhe vendosja e rendit dhe ligjit brenda teritorit te Kosoves jane dy ceshtje te ndara. Ne per vendosjen e rendit dhe ligjit nuk dialogojme me askend perkundrazi bashkerendojme aktivitetet vetem me bashkesine nderkombetare. Ndersa dialogu ka te beje me raporte ndershteterore si dy shtete te pavarura Kosove - Serbi. Pra ne jemi te gatshem te vazhdojme dialogun por gjithsesi vendosja e rendit dhe ligjit ne veri nuk varet nga dialogu me Serbine.
Autor Bekim Shehu
Redaktoi Mimoza Kelmendi
160