E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpresa per Greqine Takimi i ministrave te Financave te eurozones

Ministrat e vendeve te eurozones po diskutojne ne Bratislave mbi gjendjen kritike ne Greqi dhe zbatimin e planit te kursimeve ne Portugali dhe Irlande vende qe po ashtu jane te varura nga ombrella e shpetimit te euros. Lajmi i mire per Greqine eshte se ky vend mund te shpresoje per kredi te reja emergjente nga eurozona. Ne takimin e ministrave te Financave nga 17 vende ne eurozone ministrja austriake e Financave Maria Fekter tha se mund te paguhet kesti tjeter i kredise per Greqine. Austria ben pjese tek kritiket me te medhenj te Athines. Ministri grek i Financave Evangelos Venizelos u tregua i bindur se ekspertet evropiane dhe ata te FMN-se do te gjejne perparime ne perpjekjet e qeverise greke.

Ne takim merr pjese per here te pare edhe ministri amerikan i Financave Timothy Geithner. Para takimit ministri amerikan i Financave Geithner ka kerkuar me shume perpjekje te Europes per te zgjidhur krizen e borxheve. Por ministri gjerman i Financave Wolfgang Schuble eshte kunderpergjigjur Ekziston nje pergjegjesi e perbashket ka thene ai. Si Evropa ashtu edhe SHBA kane probleme me malin e madh te borxheve.

Vendoset zgjerimi i paketes se shpetimit

Ministrat e Financave te eurozones duan qe te jene te gatshem per perdorim instrumentat e fondit te shpetimit te miratuar nga kryetaret e shteteve dhe qeverive te BE-se me 21 korrik.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ke do te mbroje ombrella e euros

Ne kete takim u vendos zgjerimi i paketes se shpetimit. Ne takimin e Bratislaves ata do te diskutojne si duhet te funksionojne konkretisht instrumentat e reja te fondit i cili mund te bleje ne te ardhmen si mase preventive obligacione shteterore. Por fondi i shpetimit te BE-se mund te vihet ne funksionim vetem po qe se te 17- vendet anetare e kane miratuar marreveshjen. Fondi do te kete nje vellim prej 440 miliarde eurosh 40 prej tyre sherbejne per financimin e Portugalise dhe Irlandes.

Ne kuader te takimit te ministrave te Financave te eurzones ministri belg i Financave Dider Reynders ka ridhedhur edhe nje here per diskutim eurobondet. Ai ka kerkuar negociata te eurozones per futjen e tyre. Ne muajt e ardhshem duhet te merremi me temen e eurobondeve tha ai. Por kancelarja gjermane Angela Merkel i hodhi poshte deklaratat per eurobondet. Eurobonde nuk do te kete tha ajo ne Berlin. Ajo qe eshte e rendesishme eshte te stabilizohet eurozona tha Merkeli. do gje qe nuk i sherben ketij qellimi eshte per tu lene menjane tha kancelarje gjermane.

Autor dpa/Arapi

Redaktoi Auron Dodi

160

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›