E Diel, 1 Nëntor 2026

Gara per simpatine e libianeve - Perendimi kerkon mundesi investimi

Sarkozy Cameron Erdoan - lista e kryetareve te qeverive qe mberrijne keto dite ne Tripoli ne vizita pergezuese per udheheqjen e re ne vend po behet gjithnje e me e gjate. shte nje gare per te fituar simpatine e popullit te cliruar libian. Te nje populli vendi i te cilit vleresohet si nga me te pasurit e Afrikes Veriore fale rezervave te medha te naftes dhe triumfi i te cilit ne luften kunder diktatorit Gaddafi shkakton terbimin e fqinjeve arabe.

Me pare evropianet vinin si kolonialiste apo per ti paraqitur nderimet diktatorit Gaddafi ne cadren e tij prej beduini - nga kendveshtrimi i sotem nje servilizem aspak i levdueshem.

Tani presidenti i Frances Nicolas Sarkozy dhe kryeministri britanik David Cameron mund te prezantohen me shkelqimin e clirimtareve. Nje triumf i merituar

Nen shenjen e triumfit

Franca dhe Britania e Madhe mbajten peshen kryesore te misionit te NATO-s. Pa ato fitorja e rebeleve libiane kunder Gaddafit nuk do te kishte qene e mundur. Ata e vazhduan me kembengulje misionin e tyre edhe ne muajt e veshtire kur zhvillohej lufta per pushtet dhe dukej fare e pasigurt qe rebelet mund te triumfonin ushtarakisht ndaj armates me mercenare te Gaddafit.

Sarkozy ishte i pari qe njohu ne plan diplomatik Keshillin Kalimtar dhe u angazhua qe ne fillim me force per misionin ushtarak. Franca i furnizoi per nje fare kohe nga ajri me arme rebelet libiane. Britania e Madhe mbajti pjesen tjeter te peshes se misionit te NATO-s ne mbreterine e Gaddafit ne shkretetire dhe kryeministri i saj Cameron mund te ndihet me te drejte fitimtar.

Francezi dhe britaniku vizituan Sheshin e Martireve ne fortesen e rebeleve Bengazi. Pamjet e kesaj vizite do te zbukurojne fushaten elektorale te Sarkozy-se. Edhe per britanikun Cameron nen trysni ne politiken e brendshme vizita do te jete e favorshme pasi britaniket e ndoqen me shume simpati luften per liri te libianeve.

Kontratat fitimprurese per naften mund te shihen si nje divident i mireseardhur lufte per misionin ajror te kushtueshem ne mbeshtetje te revolucionit libian. Te mirepritura edhe pasi koncerni britanik i naftes British Petroleum sapo doli me duar bosh ne Rusi. Keshtu nje te mire i shtohet nje tjeter.

Fitimet e ardhshme jane joshese

Kryeministri turk Rexhep Taip Erdoan gjendet gjithashtu per vizite ne Afriken Veriore per te theksuar profilin osman si fuqi e ardhshme rajonale. Ai nuk desheron te mungoje ne festen e madhe te lirise ne Tripoli.

Po Gjermania Edhe ajo duhet te ndihmoje ne zhvillimin e demokracise shtetit ligjor dhe ne kualifikimin e te rinjve. Ne masat per infrastrukturen dhe masat shumepaleshe te cilat kane ne fokus te gjithe hapesiren afrikanoveriore dhe arabe pertej kufijve. Nese abstenimi i argumentuar i Gjermanise ne Keshillin e Sigurimit do te shkaktoje pezmatim edhe ne te ardhmen ne Libi mbetet te shihet. Me siguri firmat gjermane nuk do te jene ne vend te pare ne investimet e ardhshme ne Libi por as ne vend te fundit. Ekspertiza gjermane eshte shume e kerkuar edhe ne boten arabe.

Ndihme ne rindertimin e shtetit

Gjermania ne te vertete me perjashtim te ndihmes ushtarake u ka dhene rebeleve libiane cdo lloj tjeter ndihme. Edhe kjo duhet te jete regjistruar nga Keshilli Kalimtar libian dhe duhet te pengoje qe pushtetmbajtesit e rinj ne Libi te kene ende shije te hidhur ndaj Gjermanise.

Eksperienca e vecante e Gjermanise me tranzicionet nga diktaturat ne shtetet e rendit dhe ligjit do te jete e mirepritur ne Libi ne mos sot neser. Dhe nese te gjithe europianet se bashku e ndihmojne Libine per nje fillim te ri te suksesshem Gjermania sigurisht qe nuk do te behet pengese.

Autor160Daniel Scheschkewitz

Redaktoi160Elert Ajazaj

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›