E Diel, 1 Nëntor 2026

Hajredini: Të fitojmë me DelvinënNë ndeshjen e fundit në shtëpi, Përmeti fitoi 1-0 me Albpetrolin

Publikoje ne rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – Përmeti do të përballet të dielën me Delvinën, në javën e 12-të të Kategorisë së Dytë, Grupi i Jugut.

AGRESIVITET
Kapiteni i Përmetit, Bledi Hajredini, u shpreh para sfidës me delvinjotët: “Si skuadër jemi shumë agresive në fushën tonë, por nuk jemi të tillë në transferta”. Përmeti pas 10 javëve ka grumbulluar 13 pikë (vendi i 8-të nga 13 skuadra), ndërkohë që Delvina ndodhet në vendin e 6-të, me 15 pikë, por pas 11 ndeshjeve. Në ndeshjen e fundit në shtëpi, Përmeti i drejtuar nga Avni Lapaj fitoi 1-0 me Albpetrolin, falë golit të Karalliu (1’). Në ndeshjen e fundit në transfertë Përmeti humbi 1-0 me Pojanin.

Numri i klikimeve - 751
  E Enjte, 10 Dhjetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›