Prandelli krenar me futbollistët e tij

Trajneri i Fiorentinës, Cesare Prandelli, nuk e ka fshehur gëzimin e tij për fitoren e fundit ndaj Liverpoolit, e cila i ndihmoi të përfundojnë në vendin e parë të grupit E.
Fiorentina përfundoi me stil fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, pasi ekipi italian mposhti me rezultat 2-1 Liverpoolin në Anfield.
"Nuk kam menduar se do të mund të përfundojmë në vendin e parë të grupit. Por kur ekipi luan mirë dhe qetë gjithçka është e mundur dhe kjo ndodhi sonte. Më pëlqeu si luajtën në pjesën e parë. Krijuam shumë shanse dhe i shkaktuam probleme Liverpoolit".
"Në pjesën e dytë kishim disa rënie, por nuk u dorëzuam. Ju jap komplimente futbollistëve pasi e merituan. Ata sakrifikuan për këtë rezultat dhe tani duhet të kënaqemi me shpërblimin", ka përfunduar Prandelli.