E Diel, 1 Nëntor 2026

Poçi: Lojtarët e Sopotit u shitën te LushnjaDeklarata: "Dikush nga stafi i Lushnjës më tha shprehimisht se disa mbrojtës dhe lojtarë kanë marrë para në këmbim të tri pikëve për Lushnjën"

Publikoje ne rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – Zëvendëstrajneri i Sopotit të Librazhdit, Poçi, lëshoi akuza të forta në drejtim të lojtarëve të skuadrës së tij, duke pohuar për gazetën sportive “Panorama Sport” se disa futbollistë e kanë shitur ndeshjen Sopoti-Lushnja.

AKUZA
Lushnja fitoi me rezultatin e pastër 0-3 në Librazhd me golat e shënuan nga Bizhyti 38', Arberi 44' dhe Korreshi 76', duke mbajtur vendin e tretë me 26 pikë, një më shumë se Pogradeci i vendit të katërt. “Dikush nga stafi i Lushnjës, që nuk dua t’ia përmend emrin, - deklaroi Poçi për “Panorama Sport”, - më tha shprehimisht se disa mbrojtës dhe lojtarë kanë marrë para në këmbim të tri pikëve për Lushnjën. Ky është një informacion tejet i sigurt, teksa dhe gjatë ndeshjes u pa loja jonë e dobët”. Në fakt në Librazhd ka shumë akuza midis klubit të Sopotit dhe Bashkisë së qytetit në lidhje me mospagimin e lojtarëve.  

Numri i klikimeve - 17
  E Enjte, 10 Dhjetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›