E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakerat sulmojnë sistemin informatik të Shtëpisë së Bardhë

Selia e presidentit amerikan ka pësuar një tentativë infiltrimi në sistemet e saj informatike, por teknikët e saj kanë arritur ta kthejnë mbrapsht sulmin.

Lajmin e bën të ditur një funksionar anonim i administratës Obama, sipas të cilit objektiv i sulmit kibernetik ishte një rrjet me të dhëna jo të rezervuara.

Sipas burimit, teknikët e Uashingtonit e vunë re në kohë kërcënimin dhe izoluan sistemin para se sulmi të përhapej, duke bërë që të mos vidheshin informacionet.

Informatori anonim ka nënvizuar më tej se sulmi nuk kishte në shënjestër sistemet me informacione sekrete, duke sqaruar se bëhej fjalë për një formë të veçantë “phishing”.

“Phishing” është një mashtrim online që fton përdoruesit të klikojnë mbi një link të falsifikuar me qëllim për t`i vjedhur.

Shtëpia e Bardhë nuk i ka bërë referim Kinës, duke mos pasur asnjë të dhënë mbi prejardhjen e sulmit, por shumë hakersa mbështesin pistën se operacioni ishte organizuar nga Lindja e Largët.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›