E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama kërkon pazare në këmbim të statusit

Kryeministri Berisha ka akuzuar nga Lezha kreun e PS-së Edi Rama se kërkon pazare në këmbim të mosbllokimit të marrjes së statusit kandidat për në Bashkimin Europian.

Ndërsa ka marrë pjesë në inagurimin së gjimnazit "Hydajet Lezha", në Lezhë, kreu i qeverisë theksoi se Rama kërkonte hapjen e kutive ndërkohë që vendi ishte në prag të liberalizimit të vizave.


“Ju bëjmë thirrje që të mos harroni momentin e heqjes së vizave, pasi në atë periudhë kreu i opozitës mori një kuti nën sqetull që të bënte pazare për tu liruar vizat. Vizat nuk kërkonin 3/ 5 dhe ai si bllokonte dot ashtu si nuk do mund të bllokojë statusin” theksoi Berisha.


Ndërsa i është referuar qëndrimit të opozitës për mosshqyrtimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar, kryeministri Berisha shtoi se kreu i PS-së urdhëron deputetët e tij të mos miratojnë ligjet pasi kërkon të bëjë pazare për qarkun e Fierit.

“Rama do të bëjë pazare duke kërkuar Fierin në këmbim të statusit. Une i bëj thirrje që të mos ju bllokojë ju të rinjve që doni të ecni në rrugën europiane” shtoi më tej Berisha.


Kryeministri ka theksuar më tej se ndërtimi i gjimnazit "Hydajet Lezha", është I standarteve europiane ndërsa premtoi se qeveria do të vijojë me ndërtimin e shkollave në të gjithë vendin duke pasur si prioritet arsimin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›