Hakerët shqiptarë sulmojnë disa ueb-faqe serbe

Faqja që së fundi është sulmuar është sremaskamitrovica.org.rs e cila momentalisht nuk mund të hapet me IP adresa të Kosovës, por vetëm nga jashtë vendit. Kjo faqe tashmë është kthyer në gjendjen normale.
Në kohën kur kjo faqe ishte e sulmuar ishte paraqitur harta e të gjitha trojeve shqiptare në një tërësi të vetme, e njohur ndryshe edhe si Shqipëria etnike, dhe porosi që thonin se hakerët shqiptarë e zotërojnë sigurinë e tyre.
Gjatë ditëve të kaluara ishin të sulmuara disa ueb-faqe serbe të cilat tashmë janë kthyer në gjendjen e mëparshme. Për ta parë gjendjen e dy faqeve nga shumë sosh të sulmuara gjatë kohës kur ishin të sulmuara klikoni këtu.
Këto sulme paraqesin vetëm një betejë nga shumë beteja të tilla virtuale të zhvilluara në mes të hakerëve shqiptarë dhe atyre serbë, që paraqesin një luftë virtuale, me sulmet e bëra në ueb-faqe të ndryshme, duke përfshirë edhe ueb-faqe të institucioneve të të dyja vendeve. (pcworldalbanian)