Gaddafi u dhunua, para se të vritej

Në videon në fjalë duket dikush që mban në dorë një objekt në formën e një shufre, a tubi (plastik apo metalik), dhe me të duket se kryen një lloj penetrimi seksual mbi “robin” e kapur, por kamera nuk e fokuson gjatë këtë skenë. I zoti i celularit e ka larguar menjëherë objektivin e kameras, me sa duket i këshilluar apo urdhëruar nga dikush aty rrotull. Më tej, pamjet tregojnë Gaddafi-n të pafuqishëm, të përhumbur, të përgjakur, të dorëzuar.
Pamjet nuk janë 100% të qarta, por gjasat janë që me kolonelin libian të jetë kryer një akt sodomik, me synimin për ta poshtëruar në momentet e fundit të jetës. Dhe ia kanë arritur qëllimit. Nëse do ta kish ditur këtë fund, Moammar Gaddafi do ia kish hequr vetes e nuk do ta linte veten të binte në duart e rebelëve. Nuk i falet që s’e ka ditur, sidoqoftë. Asnjë diktator i kohëve moderne nuk ka vdekur në këtë mënyrë, i torturuar dhe i poshtëruar faqe botës.
Këto video nuk preferohen nën moshën 18-vjeçare