E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakeri i VIP-ave, rrezikon deri në 60 vjet burg

LOS ANGELES- Është konsideruar si hakeri i personave VIP. Në mesin e “viktimave” të tij janë emra të njohur si Christina Aguilera, Mila Kunis, dhe Scarlett Johansson.

Fotot e tyre private dhe intime kanë përfunduar në web duke ngjallur shumë polemika dhe gjithcka ka ndodhur për faj të Christopher Chaney, një 35 vjeçar nga Jacksonville, Florida, i cili rrezikon të dënohet me 60 vjet burg dhe një gjobë prej 2.200.000 $.

Ai është deklaruar fajtor, duke pranuar se ka hakeruar postën elektronike të disa personave VIP, në mënyrë që të nxirrte prej aty informacione intime të jetës së tyre, sic janë edhe fotot.

Prokurorët kanë paraqitur para gjykatës prova që tregojnë se Chaney ka hakëruar email-et e mbi 50 personave VIP nga nëntor 2010 deri në tetor 2011.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›