E Diel, 1 Nëntor 2026

Legalizimet, Berisha: Falim qytetarët deri më 31 gusht

TIRANË- Qeveria zgjat deri më 31 gusht afatin e legalizimit të banesave. Deklarata u bë nga kryeministri Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Kryeministri sqaroi se faljado të bëhet vetëm për qytetarët, si mënyrë për t'iu ardhur në ndihmë emigrantëve që vijnë në verë dhe duan të mbyllin këtë procedurë, ndërkohë që sipas tij biznesi kanë pati kohën e mjeftueshme për një proces të tillë.

“Unë mendoje që Ministria e Financave vetëm për legalizimin e banesave të zgjasë afatin gjer me datën 31 gusht në mënyrë që edhe emigrantët që vijnë të kenë mundësinë të legalizojnë banesat e tyre. Kjo kërkesë bëhet e domodoshme nga fluksi i madh në zyrat e regjistrimit të pasurive, dhe interesit të qytetarëve. Nga 18 miliardë lekë që do të paguanin, kanë paguar 1.8 milardë lekë 10 herë më pak. Një lehtësirë e merituar. Biznesi pati kohën e tij. Për biznesin nuk do ketë më zgjatje”,- dekalroi Berisha.

Shefi i qeverisë nënvizoi se ligji i faljes pati rezultat të shkëlqyer pasi falë tij përfituan qytetarët, ndërkohë që fluski i kërkesave të qytetarevë sipas tij solli nevojën për zgjatjen e afatit.
“Vetëm në muaji janar shkurt me zgjatjen që bëmë kanë përfituar 20 mijë qytetarë dhe një seri biznesesh, por më shumë qytetarët. Por ndodh që gjatë dy javëve të fundit për fat të keq ka radhë të mëdha në zyrat e regjistrimit të pasurive, janë 80 aplikime në ditë, cka janë të papërballueshme”,- theksoi Berisha.

BERISHA: 20 PRILLI DITA E SHQIPËRISË SË PASTËR, JO VEND ZHULI
Kryeministri Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë e cilësoi cështjen e mjedisit si një problem madhor, ndaj për këtë arsye shpalli datën 20 prill si ‘Ditën e Shqipërisë të Pastër’, ku cdo njeri do kontribuojë vullnetarisht në pastrimin e qytetit dhe fshatit ku jeton.

vijon

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›