E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakerohet YouTube

Hakerohet Youtubi dhe per disa ore ne rrezik te dhenat e shume personave! Eshte publikuar ne nje forum nje kod qe te lejon te shfaqen tekste, video pornografike dhe te gjesh e te nderosh password-e.

" Lajmi Flash: Justin Bieber ka vdekur kete mengjes ne nje incident me makine " eshte ky mesazhi alarmues dhe i rreme qe u perhap per disa ore ne faqe te ndryshme te YouTube. Por per Google, pronarja e saitit, ai mesazh kishte nje domethenie akoma me te keqe: mjaftonte vetem nje kod i thjeshte ne komente per te shfaqur tekste, foto, dhe video porografike dhe ndoshta pse jo te vjedhesh dhe te dhenat personale te peronave te ndryshem.

Situata u kthye drejt normalitetit pas disa oresh pa asnje komunikim zyrtar nga ana e Mountain View: duke lundruar ne saitin e Youtube vihej re qarte se tekniket e Google kishin nderhyre per te zgjidhur problemin.

Lajmi i vdekjes se kengetarit adoleshent i bere i njohur pikerisht nga ky site, Justin Bieber, shfaqej duke hapur dhe nje video te kengetares se njohur Lady Gaga, por jo vetem pasi te sulmuara kane qene dhe videot me te para. Me nje sulm te tille nje perdoruesi mund t’i vidheshin te dhenat e tij pa e kuptuar fare dhe mund t’i gjente ato fare lehte te publikuara ne faqe te nryshme te internetit.

Nderkohe qe ne forumin zyrtar te Google eshte hapur nje debat ne te cilin shume perdorues te Youtube jane shprehur te zhgenjyer dhe te frikesuar. Po ashtu kane bere te ditur se ne nje faqe tregoheshin skena te dhunes seksuale.

Adela Zeza

< I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›