Gjermania e kujdesshme me borxhet

Qeveria gjermane planifikon për vitin e ardhshëm një borxh të ri prej 57,5 miliardë eurosh. Kjo rezulton nga projektbuxheti i publikuar në Berlin nga ministri i Finanacave Wolfgang Schäuble. Në këtë mënyrë respektohet me përpikmëri standarti për pakësimin e deficitit sipas ndalimit të borxhit të paraparë në kushtetutë. Deri në vitin 2014 borxhi i ri vjetor duhet të ulet deri në 24,1 miliardë euro. Për këtë vit ministria e Financave pret megjithatë borxhe të reja në vlerë prej 65,2 miliardë euro.
< I mëparshmi