E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjaku, plani për sigurimin e rezervave gjatë verës

Ka filluar zbatimi i planit te masave te marra nga ministria e Shendetsise per sigruimin e rezervave te gjakut, gjate sezonit te veres. Kane qene punonjesit e kesaj ministrie, te cilet kane dhuruar gjak, pasi gjate muajve te veres do te jete personeli shendetsor ai qe do te dhuroje gjak, per te ndihmuar kontigjentin e njerezve qe kane nevoje per te.

"Jemi para periudhes se veres, ku normalisht ka nje renie te dhurimit vullnetar te gjakut per shkak te pushimit. Ne kete kuader ne qe para nje muaji kemi marr iniciativen qe te gjithe punonjesit e shendetesise te dhurojne gjak sipas nje grafiku te percaktuar ne menyre qe te perballojme kete periudhe te veres", thote Vjollca Duro, specialiste ne MSH.

Plani i dhurimeve te gjakut, per veren do te behet sipas nje grafiku te posacem. Ne ditet ne vijim do te jene punonjesit e Institutit te Shendetit Publik ne Tirane, qe do te dhurojne gjak. Sipas qendres se kontrrollit te gjakut, jane rritur ndjeshem dhurimet vullnetare, por jo ne masen 100% , nje nga prioritet e ministrise se Shendetsise.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›