Jeremic: Po na merret identiteti kulturor

"Nga ne në këtë organizatë pritet që t’i mbrojmë dhe mirëmbajmë identitetet kulturore që i kemi, e jo që të jemi bashkëpjesëmarrës në tentimet e politizuara për krijimin e identiteteve të reja”, theksoi Jeremic, duke aluduar se dikush brenda UNESCO’s po mundohet që t’ia merr Serbisë identitetin e saj kulturor në Kosovë.
Madje, sipas tij, “në krahinën e saj jugore” ndodhen katër përmendore të rrezikuara nën mbrojtje të UNESCO’s, për mbrojtjen e të cilave është përgjegjëse vetë Serbia.
"Do të doja të përshëndetja punën neutrale ndaj statusit të UNESCO’s në Kosovë. Por edhe të falënderoja shtetet donatore për ndihmën në konservimin dhe rikonstruktimin e trashëgimisë serbe në rrethana tejet të komplikuara”, tha Jeremic, derisa vlerësoi se në një mjedis post-konfliktuoz respektimi i identitetit është parakusht për pajtim, ndërkohë që mohimi i tij e pamundëson atë.