E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Selanik shkon “Si qeni n’rrush”

Filmi i shkurtër “Si qeni n’rush”, me skenar të Driton Hajredinit, e regji të Driton Hajredinit dhe Yll Citakut, do të marrë pjesë në festivalin Thessaloniki International Film Festival, që mbahet në Selanik.

Me ngjarje të vendosur gjatë luftës së fundit në Kosovë, “Si qeni n’rrush” trajton brutalitetin e luftës, me tone absurditeti por edhe humori. Tre piktorë vendosin të shkojnë në fshat për të bërë aheng dhe rrugës ndalohen në një postbllok të policisë serbe. Njëri nga ta duhet të vdes, por në përballje me vdekjen dëshira për të jetuar është më e madhe se kurrë. Prandaj, atë që nuk mund ta bëjnë vetë, ia lënë ta caktojë shorti...

Ndryshe, ky është edicioni i tetëmbëdhjetë i këtij festivali. Sivjet do të shfaqet një përzgjedhje e filmave më të rëndësishëm ballkanikë të vitit. Synimi i festivalit është tërheqja e vëmendjes dhe lansimi i një platforme të komunikimit ndërmjet filmbërësve të rajonit dhe audiencës ndërkombëtare.

Programi i filmave ballkanikë përbëhet nga 14 filma.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›