E Diel, 1 Nëntor 2026

Çfarë promovimi! Nga zv/mësues në zv/kryeministër

Një mësues në Londër i ka lënë pa fjalë kolegët e tij kur nuk u kthye në punë pas pushimeve për shkak se tani kishte një detyrë të re si… zëvendëskryeministër i Somalisë.

Mohamed Ibrahim, 64 vjeç, ishte mësues mbështetës në një kolegj në veri të Londrës për dy vite. Megjithatë ai ishte i angazhuar shumë në politikën e vendit të tij, ku do të marrë përsipër rolin e rëndësishëm në qeverinë e mbështetur nga Perëndimi.

Mësuesi kryesor, të cilin e zëvendësonte Ibrahim, tha se kishte mbetur i habitur kur kishte parë në Google që ai ishte emëruar zëvendëskryeministër në Somali.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›