Serverat e Google harxhojnë energji sa një qytet i madh
Google ka zbuluar se sa energji i duhet për shërbimet që ofron ajo në internet. Ajo është e mjaftueshme sa për të furnizuar me energji një qytet me 200 mijë banorë. Të dhënat tregojnë se në qendrat e të dhënave të Google harxhohet 260 milion vat energji- mjaftueshëm sa për një qytet me rreth 200 mijë banorë. Sipas të dhënave, 100 kërkime në google.com janë të barabarta me energjinë e një llampe 60 vat për 28 minuta. Kompania është mbrojtur duke thënë se po përdor energji të rinovueshme. Ata shtojnë se teknologjia e tyre është e lirë nga karboni.