E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakmarrja e Mourinjos

U tha u be I bezdisur se tepermi kohet e fundit nga kritikat e panumerta te mediave spanjolle me te cilat nuk i ka fort mire punet trajneri nga Setubali e kishte permbledhur ne nje fjali pergjigjen e tij Sdo te jete e larget dita kur ne nje ndeshje te vetme do te shenojme aq gola sa kemi bere gjithsej deri tani. Ja ajo dite erdhi. Ne ndeshjen mbyllese te javes se gjashte te La Liges Reali i Mourinjos luajti ping-pong me Deportivon 6-1. Plot gjashte gola tamam aq sa galaktiket kishin realizuar ne pese javet e para te kampionatit.

I vecanti iu pergjigj ne fushe kritikave te pameshirshme te shtypit spanjoll te cilat e drejtonin gishtin nga tekniku si shkaktari kryesor i lojes aspak spektakolare qe madrilenet kishin treguar. Me ne fund u qep gojen te gjitheve me nje shfaqje bindese. Dyshimet mbi mua me motivojne u shpreh Mourinjo ne fund te perballjes me La Korunjen.

Megjithate ai qendron me kembe ne toke. As rezultati e as duartrokitjeve nuk me bejne te mendoj se puna ka mbaruar me kaq. Kemi luajtur tete ndeshje nga te cilat gjashte i kemi fituar e kemi barazuar dy. Ky eshte bilanci. Tani me duhet freskia fizike per te qene ne gjendje te luajme me nje tjeter ritem.

Tekniku portugez perfiton nga rasti per te hequr ndonje guralec nga kepuca. Kunderpergjigja eshte e ashper per gazetaret qe e paten sulmuar Nese keni ndonje dyshim per nje trajner qe ka fituar ate qe ka fituar atehere verini ju kushtet sipas te cilave mund te punohet ne kete vend. Kam besimin e presidentit te drejtuesve dhe me futbollistet po ndertoj nje marredhenie te shkelqyer.

Ne fakt Mourinjo ishte vene ne qender te ciklonit te kritikave edhe per talentin spanjoll Pedro Leon te cilin nuk e grumbulloi as per ndeshjen me Okserin ne Ligen e Kampioneve as per ate me Deportivon. 24-vjecari i marre nga Getafe ne merkaton e veres eshte e vetmja blerje e pakerkuar nga portugezi. Pedro Leon ishte sebepi i sherrit mes trajnerit dhe shtypit spanjoll. Pyetjet e shumta te gazetareve per mosgrumbullimin e lojtarit nuk i erdhen per mbare 47-vjecarit qe la pergjysme konferencen e htypit para ndeshjes me Okserin. Por nuk mbaroi me kaq. Hoze Mourinjo vendosi ti mbylle dyert mediave gjate stervitjeve si dhe urdheroi lojtaret te mos japin deklarata per media.

Lidhur me rastin e fundit I vecanti dha spektaklin e radhes ne konferencen e shtypit para sfides me La Korunjen. Nje gazetar qe u ankua per vendimin e trajnerit per heshtje shtypi ky i fundit e ftoi te mbaje shenim minutat qe kane qene te lira per median gjate muajit shtator. Sipas llogarive ishin gjithsej 600 minuta 10 ore seanca stervitore te hapura pa llogaritur 13 konferencat e tij te shtypit. Mesazhi Gazetaret qe mbulojne Realin jane mesuar keq

2010-10-04 1924

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›