E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakmarrja e robërve

Në filmin e ri të Quentin Tarantino, “Django Unchained” (I Liruari Django), në njërin prej roleve kryesore shfaqet aktori austriak, Cristoph Waltz. Doktori Shultz (që e luan ai) kalëron në gjithë jugun e SHBA, duke liruar robërit dhe duke vrarë...

Sipas revistës javore gjermane ‘Die Welt’, Dr. Shulz vret goxha shumë.

“Një ferr. Kuajt dhe njerëzit bien mbi kufoma dhe pjesë trupash, meshkujt mbesin pas duar e këmbë, ata bërtasin të vrarë e të lënduar, përderisa kuajt hingëllojnë të frikësuar. Disa njerëz vriten. E, ata që nuk qëllohen nga plumbat ose shpërthimet, dhe që ende qëndrojnë mbi shalë, nuk shohin asgjë nga tymi i dendur. Mundohen të ikin sa më shpejtë, duke rënkuar si një qen i rrahur”, përshkruan ‘Die Welt’ sekuencat e filmit.

Epo, mirë se erdhët në “Krishtlindjen amerikane 2012”, thekson gazetari gjerman. Më 25 dhjetor filmi i ri i Qeuentin Taratino, “I Liruari Django” vjen në kinematë amerikan. Ngjarja e filmit zhvillohet në jug të SHBA, në gjysmën e dytë të shekullit 19, në kohën e robërve, pra, atëherë kur rrahjet me kamxhik, dhunimet dhe vrasjet ishin përditshmëri. Nëse mund t’i besohet skenarit që po qarkullon nëpër internet, të gjitha që u thanë më lartë – në mos edhe më tmerrshëm se kaq – Tarantino i shfaq në filmin e tij të ri.

Për më keq, Tarantino lejon që joshja e tij e çuditshme ndaj termit jokorrekt politikisht “niger” në film të dëgjohet më shumë se asnjëherë më parë.

Ky term është përdorur edhe më herët në realizimet e tij, por në këtë film dëgjohet plot 38 herë, nënvizon gazetari gjerman, derisa sqaron se vetëm në një të tretën e parë të skenarit kjo fjalë dëgjohet 25 herë.

Natyrisht se është vështirë të paramendohet se skenari ‘rodhi’ rastësisht në internet. Më parë do të und të thuhej se nodnjëri nga anëtarët inteligjent të shtëpisë së produksionit qëllimisht e dërgoi atë nëpër disa e-maila dhe adresa të bllogjeve miqësore.

Ky veprim vështirë se do t’i shkaktoj dëme mjeshtrit të regjisë. Fundja, ai nuk e ndryshoi as skenarin e filmit “Horrat”, i cili po ashtu ishte shfaqur në internet. Tarantino mund t’ia lejojë vetes këtë gjë, sepse tashmë të gjithë e dinë se filmat e tij krijohet vetëm para kamerës.

Doktori Shulz

Dialogu i skenarit mbetet vetëm një shkrim në letër derisa të mos e kuptojmë se, për shembull, rolin e vrasësit e luan aktori austriak, Cristoph Walz, të cilin gjermanët kanë dëshirë ta përvetësojnë, dhe i cili në filmin “Horrat” e tregoi se mënyra e tij e mirë e sjelljes, në fakt ishte vetëm njëlloj uverture për në veprat e tmerrshme.

Në “Django” Walz luan rolin e doktorit gjerman Shulz, i cili e braktisë punën e dentistit për profesionin e vrasësit me pagesë. Gjermanët shkruajnë me krenari se aktori i tyre i preferuar dominon në pjesën e parë të filmit dhe se, tek pas kësaj pjese, “atij i duhet që kuadrot t’i ndajë me Leonardo di Caprio’n, i cili luan rolin e pronarit satanist të plantazhit”.

Sidoqoftë, film i ri i Tarantino’s paraqet një homazh për “vesternët italianë”, është një rrëfim brutal dhe i tmerrshëm që brenda vetes bartë një potencial hakmarrës, ashtu siç jemi mësuar që të presim nga Tarantino. Në filmat e tij ai tashmë ka paraqitur hakmarrjen e grave që keqtrajtohen nga burrat që s’i duan, dhe çifutët që e pësuan nga ana e nazistëve, ndërsa në “Django” do të shohim se si duket hakmarrja e robërve zezakë.

Filmi pritet të dalë në kinema në fund të janarit të vitit 2013.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›