E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiton romani për alkoolizmin

Çmimi letrar ndërkombëtar Impac Dublin, i cili konsiderohet si më “i majmi” materialisht, ngase nënkupton fitimin e 100,000 funteve, sivjet iu nda autorit britanik Jon McGregor, për romanin “Even The Dogs”.

Në konkurrencë të 147 titujve çmimi i sivjetmë iu nda romanit të tretë të britanikut Jon McGregor. Romani “Even The Dogs” është një rrëfim tronditës që flet për ditët e fundit të jetës së një alkoolisti kronik. Ngjarja është vendosur në kohën mes Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, dhe ajo e entuziazmoi jurinë falë “teknikës mjeshtërore narrative” dhe “prozës zemërgjerë” e cila portretizon jetën në margjina të shoqërisë.

Librat për këtë çmim i propozojnë bibliotekat nga e gjithë bota, ndërkaq McGregor është nominuar nga një bibliotekë e qytetit të Moskës. Në konkurrencë finale me të ishin edhe romani i shpërblyer me çmimin Pulitzer “Koha Është një Lojtar i Poshtër”, i Jennifer Egan, dhe romani i Aminatta Forn “Kujtimi i Dashurës”, i cili është shpërblyer me çmimin e Commonwealth.

“Është një nder i madh kur të përzgjidhesh në një konkurrencë aq të madhe”, deklaroi Jon McGregor, derisa sqaroi se edhe më tej mbetet i befasuar me suksesin e romanit “Even The Dogs”, sepse në të përshkruhen “gjëra të pakëndshme, siç janë përdorimi i krakut dhe heroinës, dhe vetë jeta në rrugë”.

Ndryshe International Impac Dublin Award para McGregor u është ndarë edhe shkrimtarëve Colm Toibin dhe Per Pettersen.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›