E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakmarrja në Selenicë, arrestohet një 38-vjeçar

VLORE- Policia e Vlorës ka identifikuar dhe më pas arrestuar shtetasin e dytë të përfshirë në vrasjen e  e një jave më parë në Selenicë, ku u ekzekutua 62- vjeçari Baftjar Llanaj.

Policia njoftoi arrestimin e shtetasit Ardian Azizi, 38 vjeç  nga Selenica, pasi në bashkëpunim me vëllain e tij,  shtetasin e arrestuar më parë Fatmir Petraj dyshohet të kenë vrar렠me armë zjarri tip automatik Batjar Llanaj.

Sipas policisë, në momentin e ekzekutimit, viktima ka qenë duke udhëtuar me automjetin tip Mercedes-Benz me targa VL 6368 C, nga Selenica për në Vlorë.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën ku strehohej ky shtetas, tek një i afërm i tij, u gjet dhe sekuestrua në cilesinë e provës materiale një armë zjarri tip automatik, me dy krehëra dhe fishekë e cila dyshohet se është arma e krimit.

Sherri mes dy familjeve mësohet të ketë nisur  rreth 12 vjet më parë, për motive gati banale, ku ka patur 2 viktima.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›