E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olli: Kodi i pestë, e pamundur të tjetërsohet

TIRANE- Zëdhënësi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Leonrad Olli hodhi poshtë të gjitha pretendimet për mungesë apo pasaktësi në kodin e pestë, i cili është bërë objekt sherri mes perfaqësuesve partiak në KQZ.

Është pothuajse e pamundur që kodi i pestë të mosekzistojë, dhe për më tepër është e pamundur të tjetërsohet. Është shënuar që në qendrën e votimit, dhe është shënuar në procesverbal gjithashtu- tha Olli.

Në mbi 1000 kuti të hapura deri në këto momente nga KQZ, Olli tha se në 6 shifra vetëm njëra nga këto shifra nuk ka korresponduar, gjë që sipas tij është normale të ndodh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›