Hakmarrje, ekzekutohet sapo lirohet nga burgu

Një person mbeti i vrarë me armë zjarri mesditën e së enjtes në qendër të qytetit të Elbasanit, ndërkohë që nga të shtënat një kalimtare e rastit është plagosur.
Ngjarja ka ndodhur përballë zyrave qendrore të Gjendjes Civile, ku Hyqmet Pisha është qëlluar me 7 plumba automatiku, duke mbetur i vdekur në vend. Viktima sapo ishte liruar nga burgu, ku kishte vuajtur dënimin për vrasje dhe dyshohet se atentati të ketë lidhje pikërisht me këtë fakt. Policia po heton si piste të parë hakmarrjen.
Me këtë rast raportohet se është plagosur Lindita Çalladej, e cila ka qenë kalimtare e rastit në momentin kur një plumb i ka përshkuar krahun. Si mëson TCH, e plagosura është jashtë rrezikut për jetën.
Nga policia ende nuk ka asnjë informacion rreth autoreve të mundshëm të krimit./Indeksonline/