E Diel, 1 Nëntor 2026

Suharekë, një i dyshuar për ‘kontrabandë me migrantë”

Zyrtarët policorë nga njësia e hetimeve të departamentit të policisë kufitare, në mbështetje të njësive tjera relevante policore, ka realizuar sot paradite një operacion policor, me ç’rast ka arrestuar një person të dyshuar se ka kryer veprën penale “Kontrabandë me migrantë”.

Si njofton zyra për komunikim me publikun e PK-së, personi i arrestuar është A. B., i lindur me 1951 nga Kosova.

Operacioni policor është realizuar në qytetin e Suharekës. Me urdhëresë të Gjykatës themelore në Prizren, bastisja është kryer në dy lokacione të ndryshme, në një agjenci turistike dhe një shtëpi private. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar 6 pasaporta të Republikës së Kosovës, në emra të personave të ndryshëm, kontrata pune, fotografi pa viza, aplikacione për viza dhe dokumente tjera që lidhen me rastin.

Personi i dyshuar është dërguar në qendrën e ndalimit për të vazhduar me procedura tjera hetimore./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›