E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli vazhdon ta ndërtojë Palestinën

Izraeli miratoi të enjten përfundimin e një grupi vendbanimesh të reja në territorin e pushtuar palestinez të Bregut Perëndimor. Çështja e ndërtimit të këtyre vendbanimeve është shndërruar prej vitesh në faktorin kryesor që pengon arritjen e një paqeje afatgjatë mes izraelitëve dhe palestinezëve, por Jerusalemi zyrtar nuk po shfaq asnjë shenjë tërheqje, pavarësisht presionit botëror.

Ndonëse sipas ligjit ndërkombëtar këto vendbanime janë të paligjshme, Izraeli sfidon OKB-në, duke mos i pranuar këto argumente, transmeton TCH.

Sipas planit të shpallur të enjten, në ndërtimet e reja përfshihen 675 banesa të reja, ku do të vendosen familje izraelite, si dhe qindra të tjera në zona të tjera.

Sipas kritikëve, zgjerimi i vendbanimeve nuk bëhet me qëllimin e vetëm të zaptimit të tokës së okupuar nga Izraeli pas një serie luftërash me vendet fqinje arabe pas themelimit në vitin 1948, por edhe me ndërhyrjen e vazhdueshme në pika strategjike, për të bërë më të vështirë formimin e një territori të pashkëputur të një shteti palestinez, duke e bërë kështu më të vështirë funksionimin e Palestinës si një entitet i pavarur apo arritjen e një paqeje afatgjatë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›