Hakmarrje ne Tale te Lezhes vritet 40 vjecari

Një 40 vjeçar u vra ne qender te fshatit Tale ne Lezhe. Sipas policise viktima i qelluar me bresheri plumbash eshte Ludovik Ujka, 40 vjeç. Dyshohet se vrasja ka ndodhur per shkak te nje konflikti te vjeter midis viktimes dhe autoreve.
Vite me pare Ujkes i vrane vellain me gruan e tij. Pas kesaj ngjarjeje, ne 1 shtator te vitit 2003 ai u akuzua per vrasjen e Zef Ndojit dhe Eleni Murit. Ne vitin 2006 Renea beri arrestimin e Ludovik Ujkes sepse Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë e kishte dënuar me 25 vjet heqje lirie. Dy vjet me pare ai kishte lene qeline dhe menjehere u largua ne Itali.
Ishte kthyer ne Tale vetem pak kohe me pare. Policia eshte vene ne kerkim te autoreve qe dyshohet se vrane Ujken.