Zyra e Kryeministrit te zgjedhur ne PS reagon Berisha
Revanshi të verbon, të bën Enver por dhe Don Kishot! Nga Republika parlamentare tek Republika e Edi Ramës!
Më këto fjalë e nis Kryeministri Berisha mesazhin e postuar në Facebook, ku dha qëndrimin e tij për nismën e ndërmarë nga lidershipi socialist për ngritjen e zyrës së Kryeministrit të zgjedhur në selinë e PS-së.
“Te dashur miq, z.Rama ka hapur ne seline mavi, ngjitur me zyren e tij prej kryetari te PS, zyren e tij te "kryeministrit te zgjedhur". Ne Kushtetutat e vendeve te lira, President apo Kryeminister i zgjedhur njihet vetem Presidenti dhe Kryeministri qe zgjidhen direkt nga populli ne periudhen nga dita e fitores se zgjedhjeve deri diten e inaugurimit ne detyre. Kushtetuta e Shqiperise dhe e te gjitha Republikave parlamentare dhe Mbreterive konstitucionale te Europes nuk njohin Kryeminister te zgjedhur pasi ne zgjedhje te pergjithshme zgjidhen vetem deputetet kurse vete kryeministri emerohet nga kryetari i shtetit ose Parlamenti dhe gjithnje votebesohet ne Parlament. Keto norma themelore kushtetuese, institucionet kushtetuese te vendit, Presidenti dhe Parlamenti nuk ekzistojne per Edi Ramen me 63 deputetet e tij. Ai eshte veteshpallur kryeministri i zgjedhur dhe nuk paska nevoje te emerohet nga Presidenti as dhe te votebesohet nga Parlamenti. Revanshi te verbon, te ben dhe Enver por dhe Don Kishot! Ndryshim! Perpara drejt te shkuares!!! Sb”, shkruan Berisha në profilin e tij në rrjetin social Facebook, lidhur me një çështje të tillë.