Hakmerret Dortmund, mund 4-2 Byern-in në Superkupën e Gjermanisë
Borussia Dortmund-i është hakmarrë ndaj Bayern Munchen, pasi ka fituar 4-2 përballë saj duke fituarë në këtë mënyrë Superkupën e Gjermanisë. Pas humbjes në Champions League, Dortmund-i është shfaqur më i egrë, duke marrë në këtë mënyrë një fitore tërësisht të merituar.
Ishin pikërisht verdhezinjtë ata që shënuan të parët me anë të Rojs duke kaluar në këtë mënyrë në avantazh. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta dhuroi më shumë fola dhe spektakël. Byern barazon me të përhershmin Roben. Por gëzimi nuk zgjat shumë sepse Van Bujtenin shënon në portën e tij duke i dhënë sërish avantazhin Borussia-s. Sikur të mos mjaftonte vetëm kaq pas një minute verdhezinjtë shënojnë sërish dhe këtë herë me Gundogan. Bayern përpiqet të gjejë golin dhe e arrin këtë sërish me anë të Roben, por Rojs nuk fal dhe e mbyll takimin në 4-2. Një ndeshje jo e mirë kjo për Pep Guardiolën, i cili e nis me humbje performancën e tij tek ekipi gjerman.