E Diel, 1 Nëntor 2026

Studimi: Gratë e gjata, më të riskuara për zhvillimin e kancerit pas menopauzës

gjatesia-kanceriShkencëtarët amerikanë kanë arritur në përfundimin se sa më e gjatë të jetë një femër, aq më e riskuar është që të zhvilloë kancerin pas periudhës së menopauzës.

Hulumtimi nga Universiteti Yeshiva gjeti se për çdo rritje në lartësi me 10cm, kishte një 13 përqind rritje në rrezikun e zhvillimit të ndonjë kanceri.
Studimi, i cili zbuloi se kanceret janë të lidhura me lartësinë më shumë sesa me peshën, i ka habitur shkencëtarët. Lartësia ishte e lidhur me kanceret e gjirit, zorrën e trashë, veshkave, vezoreve, tiroidet dhe melanoma.

“Në këtë grup të të dhënave, kanceret më shumë janë të lidhur me lartësi sesa ishin të lidhur me indeksin e masës trupore. Në fund të fundit, kanceri eshte një rezultat i proceseve që kanë të bëjnë me rritjen, kështu që ka kuptim që hormonet e rritjes ose faktorë të tjerë që lidhen me lartësinë gjithashtu mund të ndikojnë rrezikun e kancerit’,- thanë studiuesit.

Dr Kabat tha se disa variacione gjenetike që lidhen me lartësinë janë gjithashtu të lidhura me rrezikun e kancerit, por më shumë studime janë të nevojshme për të kuptuar më mirë se si këto lartësi janë të lidhura me variacionet gjenetike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›