E Enjte, 5 Nëntor 2026

Haland, gjest enigmatik pas dopietës së fundit në Bundesligë

Njëpërshëndetje që njofton lamtumirën, të paktën kështu thuhet sipas interpretimit të shumë mediave spanjolle. Sigurisht që është enigmatike se si Erling Haaland përshëndeti tifozët e tij pas ndeshjes që fitoi kundër Greuther Fürth falë dopietës së tij. Sidomos në një moment si ky, në të cilin e ardhmja e tij është tema kryesore e merkatos së transfertave, nuk mund të kalojë pa u vënë re duke parë veçanërisht momentin e 21-vjeçarit për të falënderuar turmën e Borussia Dortmundit në ndeshjen e fundit në shtëpi të vitit 2021.

Norvegjezi qëndroi në fushë për një kohë të gjatë, vizitoi të gjithë stadiumin për të falënderuar secilën anë të Signal Iduna Park, duke marrë duartrokitje nga çdo hapësirë. Ka nga ata që e kanë parë si një përshëndetje përfundimtare për të nisur një aventurë diku tjetër, ndërsa të tjerë (sidomos në Gjermani) si një gjest respekti ndaj mbështetësve verdhezi. Raiola (i cili kishte një intervistë me Barcelonën këtë të hënë) kishte përjashtuar disa ditë më parë se e ardhmja e Haaland mund të ndryshojë në janar. Megjithatë, kjo përshëndetje ushqen dyshime të mëtejshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›