Halil Matoshi Vetevendosja po perfiton nga qeveria e korruptuar

DW Si i vleresoni aksionet e fundit te Vetevendosjes dhe cili ishte sfondi i vertete i protestave
Halil Matoshi Natyrisht qe ne axhenden e levizjes Vetevendosje eshte kombiminimi i luftes institucionale brenda Kuvendit me metodat e presionit politik - permes protestave dhe demonstratave ne rruge. Synimi paresor ishte qe te behet presion ndaj Qeverise se Kosoves jo vetem sa i perket reciprocitetit tregtar me Serbine por edhe luftimit te korrupsionit keqqeverisjes krimit te organizuar dhe dukurive tjera negative. Per te legjitimuar aksionin e vet levizja Vetevendosje e ka edhe mbeshtetjen e forte tek mocioni i Kuvendit per reciprocitet me Serbine. Ne kete kontekst aksioni ka qene legjitim.
DW Zoti Matoshi edhe nje here cili ishte qellimi kryesor i aksionit demtimi dhe dobesimi i Qeverise perfitimi politik demtimi i Serbise apo kishte ndonje qellim tjeter
Halil Matoshi Levizja Vetevendosje eshte partia e trete me e madhe e perfaqesuar ne Kuvend dhe lufta per pushtet eshte legale. Mirepo levizja Vetevendosje ende nuk e ka bere te qarte para opinionit nese synon qe pushtetin ta fitoje permes permbysjes se qeverise apo permes legjimitimit ne zgjedhjet e lira dhe demokratike. Identiteti politik i levizjes Vetevendosje eshte ende paksa i paqarte dhe konfuz. Nuk eshte e qarte nese ajo do te pembyse sistemin apo do te fitoje peshe politike dhe mbeshtetje per zgjedhjet e ardhshme.
DW Levizja Vetevendosje eshte nje prej te rrallave qe e thote hapur se nje prej synimeve te saj eshte bashkimi kombetar dhe bashkimi i territoreve te banuara me shqiptare Sa ka mbeshtetje kjo ide e Vetevendosjes ne Kosove
Halil Matoshi shte e vertete qe levizja Vetevendosje nuk ka ndonje mbeshtetje te madhe te masave popullore. Por me degjenerimin e qeverisjes dhe pushtetit aktual influenca e Vetevendosjes ne syte e popullit po rritet gjithnje e me shume.
DW Mendoni se levizja Vetevendosje do te perfitoje nga deshtimet e Qeverise...
Halil Matoshi Degradimi i kesaj Qeverie korrupsioni perfshirja e saj ne krimin e organizuar ose bashkepunimi i politikes me krimin e organizuar pasurimi nga parate e popullit dhe keqperdorimi i parave publike - te gjitha keto me siguri qe do te ndikojne ne rritjen e imazhit te Vetevendosjes ne syte e kosovareve.
DW Sa reale eshte frika qe aksione te tilla te organizohen edhe ne Veri te Kosoves ku mund te kete pasoja shume me te renda edhe ne njerez
Halil Matoshi eshtja e veriut konsiderohet si nje ceshtje nderkombetare. Kur kemi parasysh qe Kosova eshte nje shtet i mbikqyrur dhe sponsoret e lirise dhe pavaresise se Kosoves jane fuqite e medha perendimore Qeveria dhe institucionet e Kosoves duhet te kene shume kujdes. Ndonje hap i pamatuar mund te sjelle deri tek perplasja e interesave te Qeverise dhe institucioneve nderkombetare - qe nuk e deshiron askush.
DW Pervec ideve per bashkimin kombetar cilat jane ne fakt elementet kryesore qe e dallojne Vetevendosjen nga partite tjera politike
Halil Matoshi Influenca e levizjes Vetevendosje tek masat popullore do te ishte shume me e madhe sikur tu shmangej fjaleve te medha per bashkim kombetar nderrimin e simboleve shtetnore etj. Ajo do te kishte nje influence me te madhe sikur te merrej me vendosjen e barazise dhe drejtesise sociale sikur te luftonte per vendosjen e nje shtetit funksional juridik. Patriotizmin romantik ajo duhet ta shnderroje ne nje patriotizem konstitucional dhe ligjor. Vetevendosja nuk eshte e vetmja qe deshiron bashkimin kombetar por ajo deshiron te marre nen patronatin e saj kete ide te shekullit 20. Vetevendosja po perpiqet qe permes kesaj ideje te perfitoje sa me shume zemrat e shqiptareve sepse ideja e bashkimit eshte nje ide historike ide e shekullit te kaluar.
DW shte e mundur qe mllefi i protestuesve te drejtohet kunder serbeve ne veri apo ne pjeset tjera te Kosoves
Halil Matoshi Jo absolutisht nuk e besoj qe levizje te tilla te mund te kthehen kunder qytetareve serbe. Kjo nuk mund te ndodhe as ne veri sepse edhe levizja Vetevendosje i trajton serbet si shtetas te Kosoves me te drejta te barabarta. Levizja Vetevendosje ne aksionet e saj eshte kunder nderhyrjes se shtetit serb dhe armiqesise se Beogradit zyrtar kunder Kosoves. Por levizja Vetevendosje nuk eshte e orientuar kunder serbeve kosovare.
Autor Bahri Cani
Redaktoi Lindita Arapi