Kursimet dhe falja e borxheve - Trojka ne Athine

Perfaqesues nga BE-se Banka Qendrore Europiane dhe FMN qendrojne ne Athine nga e hena per te vezhguar rrugen e reformave te vendit te zhytur ne borxhe dhe realizimin e masave te kursimit. Ky eshte edhe kushti i vene per livrimin e paketes se re te ndihmes per Greqine. Vendit te zhytur ne borxhe i duhen shume shpejt edhe 5 miliarde euro te tjera ne menyre qe te mos falimentoje. Trojka europiane do te qendroje ne Greqi nje jave dhe do te bisedoje konkretisht me kreditoret per mundesine e faljes se borxheve Greqise me qellim te berjes realitet te ketij projekti te debatuar. Bisedimet per faljen e borxheve hyjne kete jave ne nje faze vendimtare.
Trojka do te kontrolloje edhe hapat qe jane bere ne drejtim te privatizimit dhe hollimit te aparatit shteteror. Me 20 Janar pritet te publikohet edhe konkluzioni perfundimtar i trojkes propozimet e reja qe permbajne edhe shkurtime ne sektorin privat. Me kete synohet te rritet aftesia konkurruese e Greqise.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Lucas Papademos
Papademos megjithate optimist
Nderkohe qe sindikatat ne Greqi ndezen valen e re te protestave te dielen kryetari i qeverise greke Lucas Papademos eshte optimist se ne javet e ardhshme do te vendosen piketat e duhura per te ardhmen e vendit. Greqia do te qendroje ne eurozone tha Papademos ne televizionin amerikan CNBC Mendoj se dalja nga euro nuk eshte vertet opcioni i duhur. Megjithate sipas njoftimeve te agjencive negociatat jane shume te veshtira
Aktualisht nga Greqia vazhdojne transferimet e parave jashte vendit. Gazeta greke To Thema ka njoftuar ne Dhjetor se gjate muajve te kaluar gati gjysme milioni greke kane terhequr parate nga institutet financiare vendase. Sipas statistikave te Bankes Qendrore Greke ne dy vitet e kaluara transferimet e parave jashte kapnin shifren 62 miliarde euro. Vetem ne shtator dhe tetor te ketij viti kjo shume ishte rreth 14 miliarde euro. Ne nentor kjo tendence ka vazhduar me intensitet te larte.
Autor AG/Arapi
Redaktoi Bahri Cani