Halili: Jam president, jo kryedonator

Një tjetër çështje, e cila ka acaruar zotin Refik Halili është edhe emërtimi i tij sipas shefit të klubit. Për këtë arsye, ai shprehet i gatshëm të na vërë në dispozicion dokumentet zyrtare, të cilat konfirmojnë se është president i Tiranës për këtë vit, jo thjesht kryedonator i saj.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code
“Në konferencën për shtyp, shefi i klubit shtrembëroi me dashje faktet, kur tha se, ‘Halili nuk është president, por kryedonator’, shpjegon donatori i përzgjedhur nga katërshja e bosëve, për të drejtuar Tiranën në vitin e parë.
"Unë kam kontratat origjinale me firmat e të gjithë lojtarëve dhe stafit teknik etj., të cilat konfirmojnë të kundërtën. Në fund të kontratave shënohet ‘Presidenti Refik Halili’ dhe është firmosur edhe nga unë edhe nga shefi i klubit. Nëse ai nuk e pranonte një gjë të tillë, atëherë ai pse pranoi të firmoste”, thekson Halili, i cili pohon se po sulmohet edhe në të tilla mënyra.