E Diel, 1 Nëntor 2026

Dede, në pritje të ofertave

Nevil Dede i ka dhënë përfundimisht lamtumirën kampionatit kinez dhe tashmë është në pritje të ofertave nga klubet e interesuara.

Të premten mbrojtësi filloi të stërvitet me Tiranën, një zgjedhje që, sipas tij, “shërben për të mbajtur trupin në formë, pasi në Kinë, sezoni u mbyll”.

Pasi u aktivizua për një sezon (që prej janarit 2008 deri më tani) te Çangsha Ginde, ish-lojtari i kombëtares synon të luajë në Kategorinë Superiore, pavarësisht se ofertat nga jashtë Shqipërisë nuk mungojnë: bëhet fjalë për skuadra nga Turqia, Qipro dhe Greqia.

Por, sipas burimeve pranë Tiranës, me 99 për qind Dede do të vishet bardheblu. Nga gara nuk mund të përjashtohet as Elbasani i Arben Lazes, skuadër nga e cila 33-vjeçari ka kujtime mjaft të bukura.

Për momentin mbrojtësi tenton të jetë sa më i përmbajtur dhe shton: “Kontrata në Kinë më mbaronte në janar 2009, ndërkohë që pres ofertat nga Shqipëria. Do të zgjedh atë skuadër që është më e fortë dhe me financat më të mira. Është ende herët për të thënë diçka konkrete, pasi do të jem në pritje të ofertave deri në fund të muajit”.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›