Halim Kosova: Procesi i numërimit tek Njësia 5 me standarde
TIRANE- Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Njësinë Bashkiake Nr.9 në Tiranë në një prononcim për "News 24", shprehet se procesi i numërimit në këtë njësi po zhvillohet me standarde.
Në këtë njësi kanë përfunduar së numëruari 7 kuti dhe kanë filluar 7 të dytat, ku vërehet një epërsi e të majtës, por sipas Kosovës rezultati nuk është përfundimtar. Ai shpreson në një përmbysje të rezultatit në favor të tij.
“Prej më shumë se 4 orë, po monitoroj procesin e numërimit. Jam i kënaqur me qetësinë me të cilën po zhvillohet procesi. Rëndësi ka që numërimi të bëhet ashtu siç vullneti i popullit është. Do presim për rezultatin final, do doja të avancojnë votat për PD”, tha ai.
(m.a/BalkanWeb)