E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani dekreton dhënin e gradës madhore për 4 gjeneralë të FA

TIRANË- Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekretuar dhënien e gradës madhore 4 gjeneralë të Forcat të Armatosura të Shqipërisë.

Në faqen zyrtare të Presidencës thuhet se: Presidenti Nishani dekreton dhënien e gradës madhore Gjeneral Brigade, Kolonelit Piro Tasim Ahmetaj, Kolonelit Frederik Mark Beltoja, Kolonelit Ylber Selman Dogjani dhe Kolonelit Muhamet Hasan Buçpapa. 

"Presidenti Nishani dekreton dhënien e gradës madhore Gjeneral Brigade, Kolonelit Piro Tasim Ahmetaj. Në mbështetje të gërmës d, të nenit 92 dhe nenit 93 të Kushtetutës, të pikës 7, të nenit 7, të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të pikës 5, të nenit 13 të ligjit nr. 9171, datë 22.01.2004 “Për gradat dhe karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, D e k r e t o j Kolonel Piro Tasim Ahmetaj, me detyrë Përfaqësues Ushtarak Kombëtar, në Përfaqësinë Ushtarake Kombëtare në ACO/SHAPE, i jepet grada madhore Gjeneral Brigade", thuhet ne faqen e Presidencës. 

"Presidenti Nishani dekreton dhënien e gradës madhore Gjeneral Brigade, Kolonelit Frederik Mark Beltoja. Në mbështetje të gërmës d, të nenit 92 dhe nenit 93 të Kushtetutës, të pikës 7, të nenit 7, të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të pikës 5, të nenit 13 të ligjit nr. 9171, datë 22.01.2004 “Për gradat dhe karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, D e k r e t o j Kolonel Frederik Mark Beltoja, me detyrë Zëvendëskomandant i Forcës Ajrore, i jepet grada madhore Gjeneral Brigade", thuhet ne faqen e Presidencës.

"Presidenti Nishani dekreton dhënien e gradës madhore Gjeneral Brigade, Kolonelit Ylber Selman Dogjani, Në mbështetje të gërmës d, të nenit 92 dhe nenit 93 të Kushtetutës, të pikës 7, të nenit 7, të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të pikës 5, të nenit 13 të ligjit nr. 9171, datë 22.01.2004 “Për gradat dhe karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, D e k r e t o j Kolonel Ylber Selman Dogjani, me detyrë Komandant i Qendrës së Personel Rekrutimit, i jepet grada madhore Gjeneral Brigade", thuhet ne faqen e Presidencës. 

"Presidenti Nishani dekreton dhënien e gradës madhore Gjeneral Brigade, Kolonelit Muhamet Hasan Buçpapa. Në mbështetje të gërmës d, të nenit 92 dhe nenit 93 të Kushtetutës, të pikës 7, të nenit 7, të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të pikës 5, të nenit 13 të ligjit nr. 9171, datë 22.01.2004 “Për gradat dhe karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, D e k r e t o j Kolonel Muhamet Hasan Buçpapa, me detyrë Zëvendëskomandant i Brigadës së Mbështetjes Rajonale, i jepet grada madhore Gjeneral Brigade", thuhet ne faqen e Presidencës.

Dekretet hynë në fuqi menjëherë.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›