Rama: Fitorja do jetë më e thellë nga sa duket. PD: Numërimi po ecën në favorin tonë
TIRANE – Lideri i socialistëve, Edi Rama bëri apel për përfundimin e procesit të numërimit të votave, pa cënuar asnjë votë të qytetarëve. Ndërsa u shpreh i bindur për fitoren e thellë të koalicionit të majtë, Rama tha se “ky proces duhet ta ndajë Shqipërinë njëherë e përgjithmonë nga zgjedhjet e cenuara dhe turpëruese”.
“Dje ju thashë që Rilindja ka fituar mbi rrënimin, sot ju them që fitorja do të jetë dhe më e thellë nga sa duket.Thirrja ime për çdo deputet, për çdo drejtues dhe koordinator, për çdo numërues të PS-së dhe Aleancës për Shqipërinë Europiane, asnjë votë nuk duhet të cënohet. Duhet të numërojmë çdo votë në respekt të çdo shqiptari. Duhet të sigurojmë se çdo votë që zgjedhësit shqiptarë kanë cuar në kutinë e votimit të numërohet. Në çdo moment të jemi në lartësinë e Kushtetutës”,- tha Rama.
Kryesocialisti u bëri thirrje të gjithë komisionerëve që të jenë në lartësinë e detyrës së tyre dhe të garantojnë paprekshmërinë e procesit të numërimit.
“I drejtoj një mesazh kundërshtarit tonë, ka gjithmonë një kohë për të humbur. Bashkëpunoni në çdo tavolinë numërimi, për të garantuar paprekshmërinë e këtij procesi. Ky proces duhet të vazhdojë pa pengesa. Të gjithë ata që janë dërguar nga partitë për të numëruar votat e sovranit duhet të jenë në lartësinë e kësaj detyre fisnike. Është detyrim i barabartë si i yni dhe i tyre që të nxjerrin të fituar Shqipërinë nga ky proces. Shqipëria në këto zgjedhje duhet të dalë me kokën lart”,- u shpreh Rama.
PD, BOGDANI: NUMËRIMI PO ECËN NË FAVORIN TONË, DO JEMI FITUESIT
Partia Demokratike shpreh besimin se në përfundim të numërimit të votave, të djathtët do të jenë fituesit e këtyre zgjedhjeve. Në një deklaratë për shtyp nga selia e PD-së, Gerd Bogdani, tha se procesi i numërimit të votave po ecën në favor të koalicionit të djathtë.
Duke iu referuar deklaratës së kryetarit Rama, i cili shpalli fitoren e të majtëve, Bogdani tha: “Nuk duhet të harrojmë që në këtë kohë në vitin 2009 Edi Rama proklamonte fitoren, por në fakt ai humbi. Nuk duhet të harrojmë gjithashtu, që në këtë kohë, në vitin 2011 Edi Rama proklamonte përsëri fitoren, por përsëri mbeti në opozitë”.
Bogdani falënderoi të gjithë komisionerët për punën e tyre, si dhe vëzhguesit për monitorimin e procesit, duke i inkurajuar për përmbylljen e procesit me saktësi.
“Ne u bëjmë thirrje të gjitha forcave politike të vazhdojnë një proces të qetë dhe të rregullt të numërimit të votave dhe të mos bllokojnë procesin. E përsërisim, asnjë forcë politike nuk duhet të bllokojë procesin, sepse qytetarët duhet të shohin të gjitha votat e tyre të numëruara, sa me shpejt dhe saktë!”,- përfundoi Bogdani.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Sekretari i Përgjithshëm i IS, Ayala në selinë e PS-së