E Shtunë, 31 Tetor 2026

Publikohen emrat e ambasadorëve të parë të Kosovës

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritat i publikoi emrat e dhjetë të ngarkuarve të parë në ambasadat e Republikës së Kosovës në botë.

Avni Spahiu, do të jetë ambasador në Uashington, ndërsa në Nju-Jork, Sylejman Gashi. Në Londër, Muhamet Hamiti, Berlin- Vilson Mirdita, Paris- Muhamedin Kullashi, Romë- Albert Prenkaj, Bruksel- Ilir Dugolli, Bernë -Naim Mala, Tiranë- Gzim Pula, Vjenë- Sabri Kiçmari dhe në Ankara Bekim Sejdiu.

Kryeministri Thaçi tha se sot po fillon ndërtimi i gjeneratës së diplomatëve tanë të cilët janë njerëz me veti të larta kombëtare, vizion dhe përkushtim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›