Halimi Inspektim ne prokurori dhe gjykate per dosjen e Kostandin Xhuvanit
Djali i deputetes se Partise Socialiste Luiza Xhuvani u denua vetem dy vjet per akuzen e vrasjes
Denimi vetem me 2 vjet burg i Kostandin Xhuvanit djalit te deputetes socialiste Luiza Xhuvani i akuzuar per vrasje duket se nuk ka kaluar ne heshtje. Nje jave pas vendimit te dhene ne Gjykaten e Shkalles se Pare e Tiranes ministri i Drejtesise Eduart Halimi ka urdheruar nje inspektim urgjent te dosjes si ne gjykate ashtu edhe ne prokurori. Zyrtarisht nga Ministria e Drejtesise behet e ditur se inspektimi ka si qellim te kontrolloje ecurine e politikes penale te denimit te ndjekur nga organi i prokurorise ne rastin konkret si dhe inspektimi i parimeve te drejtesise dhe barazise ne marredhenie me subjektet e tjera te procedimit penal. Rreth ores 1300 te dites se djeshme inspektoret kane mberritur ne gjykate ku kane nisur studimin e dosjes nderkohe qe eshte kerkuar terheqja e materialeve edhe nga Prokuroria e Tiranes. Gjithashtu ne lidhje me kontrollin qe eshte ndermarre nga Ministria e Drejtesise eshte njoftuar prokurorja e Pergjithshme Ina Rama. Rezultatet pritet te behen te ditura ne fundjave nderkohe qe ne lidhje me rezultatet do te njoftohet Prokuroria e Pergjithshme Keshilli i Larte i Drejtesise dhe Presidenti i Republikes.
Gjykimi
Gjykata e Tiranes denoi me 2 vite burg Kostandin Xhuvanin djalin e deputetes Luiza Xhuvani dhe regjisorit Gjergj Xhuvani i cili me date 12 shkurt 2011 vrau Alfred Musabelliun. Ne vendimin e gjykates i cili mban daten 14 nentor 2011 denohet me 14 muaj dhe Albi Zela mbi te cilin rendonte vetem akuza e Moskallezimit te krimit. Kostandin Xhuvani u arrestua vetem 3 muaj pas kryerjes se krimit pas negociatave te vazhdueshme te policise dhe te familjareve per dorezimin e tij pasi menjehere pas vrasjes iu fsheh policise. Ceshtja u gjykua nga gjyqtari Gerd Hoxha nderkohe qe procesi nuk zgjati me shume se tri seanca. Qe ne nisje te gjykimit te pandehurit nepermjet avokateve te tyre kerkuan qe gjykata te procedonte me gjykim te shkurtuar pa pranuar akuzen por vetem aktet ne gjendjen qe jane. Ndersa prokuroria ne konkluzionet perfundimtare i kerkoi gjykates denimin me 3 vite burg per Xhuvanin dhe 14 muaj per shokun e tij Albi Zela.
Ngjarja
Ne daten 12 shkurt 2011 rreth ores 0730 te mengjesit ne rrugen Ali Visha ne banesen private ne pronesi te Sh. Zela Kostandin Xhuvani ka vrare me arme zjarri pistolete per motive te dobeta Alfred Musabelliu dhe me pas eshte larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima Alfred Musabelliu se bashku me dy shoket e tij A. G. dhe P. P. ka shkuar ne banesen e Albi Zeles per tu sqaruar lidhur me nje konflikt qe kishin pasur me pare me njeri-tjetrin. Pasi ka hyre ne banese Musabelliu eshte takuar me te dhe me Konstandin Xhuvanin ndersa dy shoket e tij kane qendruar jashte baneses. Pasi jane takuar viktima dhe Albi Zela kane filluar te konfliktohen me njeri-tjetrin. Aty ka nderhyre edhe Konstandin Xhuvani i cili menjehere ka nxjerre nga brezi nje arme zjarri pistolete dhe ka qelluar Alfred Musabelliun ne koke nga pjesa e perparme duke i shkaktuar vdekje te menjehershme. Pasi kane degjuar te shtenat A. G. dhe P. P. jane larguar me vrap te frikesuar. Ne kete moment Konstandin Xhuvani dhe Albi Zela kane dale jashte nga shtepia dhe i kane ndjekur nga pas ku Konstandini ka qelluar me pistolete ndersa Albi me gure. Nga hetimi i prokuroreve dhe policise eshte zbuluar se pas vrasjes 22-vjecari Kostandin Xhuvani eshte larguar nga vendi i ngjarjes me mjetin me targa DR 60.. A kurse Albi Zela eshte larguar dhe ka shkuar ne banesen e dajes se tij ku edhe eshte kapur me pas nga policia. Nderkohe menjehere pas ngjarjes Kostandin Xhuvani u arratis per tu dorezuar pas 3 muajsh pas negociatash mes te afermve te tij dhe policise se Tiranes.
Vendimi i plote i gjykatesDeklarimin fajtor te te pandehurit Kostandin Gjergj Xhuvani per kryerjen e vepres penale te Vrasjes se kryer ne kapercim te kufijve te mbrojtjes se nevojshme parashikuar nga neni 83 i K. Penal dhe denimin e tij me 3 tre vjet burgim. Deklarimin fajtor te te pandehurit Kostandin Gjergj Xhuvani per kryerjen e vepres penale te Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake parashikuar nga neni 278/2 i K. Penal dhe denimin e tij me 1 nje vit burgim. Ne aplikim te nenit 55 te KP ne bashkim te denimeve te pandehurit Kostandin Gjergj Xhuvani i caktohet nje denim i vetem prej 3 tre vjet burgim. Ne aplikim te nenit 406 te K. Pr. Penale i ulet 1/3 e denimit dhe perfundimisht i pandehuri Kostandin Gjergj Xhuvani denohet me 2 dy vjet burgim. Vuajtja e denimit per kete te pandehur ka filluar nga dita e ndalimit te tij ne flagrance me dt. 23.5.2011. Denimi do te vuhet ne nje burg te sigurise se zakonshme. Deklarimin fajtor te te pandehurit Albi Shaban Zela per kryerjen e vepres penale te Moskallezimit te krimit parashikuar nga neni 300 i K. Penal dhe denimin e tij me 21 njezetenje muaj burgim. Ne aplikim te nenit 406 te K. Pr. Penale i ulet 1/3 e denimit dhe perfundimisht i pandehuri Albi Shaban Zela denohet me 14 katermbedhjetemuaj burgim. Vuajtja e denimit per kete te pandehur ka filluar nga dita e arrestimit te tij ne flagrance me dt. 12.2.2011. Denimi do te vuhet ne nje burg te sigurise se zakonshme. Ne aplikim te nenit 190 te K. Pr. Penale prova materiale e sekuestruar te pandehurit Kostandin Xhuvani me proces-verbalet e sekuestrimeve dt. 23.5.2011 arme zjarri tip pistolete te kaloje ne favor te shtetit pergjimet telefonike te asgjesohen. Shpenzimet procedurale ne fazen e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqesore u ngarkohen solidarisht dy te pandehurve. Ndaj ketij vendimi mund te behet ankim ne Gjykaten e Apelit Tirane brenda 10 dhjete diteve nga e nesermja e shpalljes se tij.
U shpall ne Tirane sot me date 14 nentor 2011 ora 1320.
Sekretare Elenita Zoto
Gjyqtar Gerd Hoxha