E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset me thike 29-vjecari nga Prrenjasi

Ne qytetin e Prrenjasit nje 29-vjecar eshte plagosur me thike mengjesin e sotem. Ngjarja ka ndodhur ne kryqezimin e qytetit ku 29-vjecari Albert Pepa eshte qelluar me thike nga 41-vjecari Gezim Prrenja. Nderkaq i plagosuri eshte derguar menjehere per ne spital ku po merr edhe ndihmen mjekesore ndersa policia ka bere te mundur arrestimin e autorit. Sipas policise ngjarja ka ndodhur pas nje konflikti mes 29-vjecarit dhe autorit ndersa po vijojne hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›