Grindja gjeneron ne krim 19-vjecari vret fqinjin me arme zjarri
Nje 34-vjecar ka mbetur i vrare me arme zjarri ne fshatin Skuraj te Kurbinit. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 1700 ne qender te ketij fshati. Kastriot Brozi eshte qelluar me bresheri automatiku nga nje bashkefshatar i tij identiteti i te cilit nuk eshte bere i ditur nga policia per arsye hetimi. Nga te dhenat e para mesohet se autori nje i ri rreth te 19-ave dhe viktima kishin debatuar mes tyre dje rreth mesdites ndersa jane perplasur serish ne qender te fshatit. I riu nuk i ka pranuar ofendimet e bashkefshatarit te tij dhe ka shkrehur mbi 34-vjecarin Kastriot Brozi disa plumba automatiku duke e lene te vdekur ne vend. Pas vrasjes se kryer 19-vjecari eshte larguar menjehere i ndihmuar edhe nga terreni i thyer dhe malor qe gjendet prane fshatit ndersa policia ka nisur menjehere operacionin per kapjen e tij. Nuk behen ende te ditura arsyet e debatit ne mes te 34-vjecarit Brozi dhe vrasesit 19-vjecar ndersa po punohet per zbardhjen e plote te kesaj ngjarjeje te rende. Policia e Lezhes ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes si dhe per kapjen e autorit te krimit. Dyshohet se viktima ishte fqinj me autorin e krimit.