Halimi: Nisma e re e reformës në drejtësi, avokat falas për çdo qytetar
Ministri i Drejtësisë prezanton nismën në “Facebook”
Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi nëpërmjet rrjetit social “Facebook” ka njoftuar se këtë javë do të diskutoj në Komisionin e Ligjeve nismën më të re të reformës në drejtësië, që do të mundësoj avokat falas në çdo qytet të Shqipërisë. Kjo nismë, sipas ministrit Halimi, është në shërbim të qytetarit, i cili ka nevojë të informohet mbi legjislacionin, të kuptojë atë dhe të ndihmohet. “Në çdo qytet avokat falas! Çdo muaj të vitit të kaluar ne kemi lançuar një reformë në mozaikun e reformës në drejtësi dhe po kështu edhe gjatë këtij viti. Çdo reformë që kemi lancçar e kemi konkretizuar dhe implementuar, me përjashtim të atyre që opozita ka bllokuar në parlament. Java që vjen është java e një reforme të rëndësishme për sistemin e drejtësisë me fokus qytetarin. Me nismën e kryeministrit Berisha, një grup ekspertësh të Ministrisë së Drejtësisë dhe EURALIUS kanë përfunduar Reformën e Ndihmës Juridike dhe këtë javë diskutohet në komisionet parlamentare. Çdo qytetar ka nevoje te informohet mbi legjislacionin, të kuptojë atë dhe të ndihmohet. Por jo të gjithë kanë mundësi për të patur një avokat, jo të gjithë kanë mundësi të këshillohen prej një avokati. Jo të gjithë kanë mundësi të paguajnë tarifat për një avokat apo tarifat gjyqësore”- u shpreh Halimi.
Duke njoftuar se janë 6 studio ligjore që do të ndihmojnë qytetarët që të informohen mbi të drejtat e tyre, ministri Halimi thekson gjithashtu se “nuk do të ketë taksa dhe tarifa gjyqësore për grupet vulnerabël si dhe për viktimat e dhunës”. “Është e domosdoshme që ne të hapim zyra juridike në çdo qytet dhe të informojmë qytetarët. Informimi i tyre është një hap më shumë drejt rritjes se kultures juridike, rritjes se ndergjegjies qytetare, rritjes se zbatimit te ligjit, konsolidimit te drejtesise, uljes se kriminalitetit, forcimit të shtetit ligjor; Jo taksa dhe tarifa gjyqesore per grupet vulnerabël; jo taksa dhe tarifa gjyqësore për viktimat e dhunës; avokatë falas ne cdo qytet te madh te vendit, qe do te ndihmojne falas te gjithe qytetaret qe nuk kane mundesi te kene nje avokat; 6 klinika ligjore qe do te ndihmojne qytetaret që të informohen mbi te drejtat te tyre. Çdo mëngjes çdo qytetar zgjohet me mendimin për të ndryshuar jetën e tij, për ta bërë më të mirë, per vehte dhe familjen e tij. Sali Berisha, çdo mengjes zgjohet per ta bere me te mire jeten e secilit prej 4 milion qytetareve te Republikes. Ne kemi bere shume per reformen ne drejtesi. Ne 4 vitet e ardheshme do bejme akoma me shume. Jemi në rrugën më të mirë për të ecur bashkë me ju perpara!”