Halimi: Po reformojme teresisht sistemin e burgjeve
"Po reformojme teresisht sistemin e burgjeve duke permiresuar infrastrukturen e sistemit peniteciar, reforma keto qe jane jo vetem ne kuader te permbushjes se detyrimeve qe rrjedhin nga zbatimi i masave te parashikuara ne Rekomandimin 12 "Permiresimi i trajtimit te ndaluarve dhe te burgosurve", por dhe zbatimit te strategjise per reformimin e sistemit te drejtesise dhe konsolidimin e institucioneve". Keshtu ka deklaruar diten e djeshme, ministri i Drejtesise, Eduart Halimi, gjate fjales se tij ne inaugurimin e paraburgimit te qytetit te Elbasanit. Halimi tha se Shqiperia me transformimin e infrastruktures ne institucionet e vuajtjes se denimit ka bere te mundur qe vendi yne te fshihet nga harta e vendeve problematike ne trajtimin e te denuarve. "Po ndryshojme fytyren e sistemit te burgjeve", - u shpreh Ministri, duke e konsideruar institucionin e paraburgimit te Elbasanit si me te mirin ne Shqiperi. "Siguria publike e qytetareve per Ministrine e Drejtesise, por dhe per qeverine, eshte nje ceshtje themelore. Nga ana tjeter, krijimi i kushteve te pershtatshme te jeteses per personat, te cilet drejtesia ka vendosur t'i izoloje nga pjesa tjeter e shoqerise per shkak te dyshimit ne kryerjen e nje krimi, ka qene dhe do te jete gjithmone ne fokus te punes se Ministrise se Drejtesise", - shtoi me tej Halimi. Sipas tij, paraburgimi i Elbasanit ka qene nje nga me te kritikuarit gjate gjithe historise se tij. "Qeli te mbushura me uje e lageshtire, trajtim jo njerezor e emra njerezish qe ushtronin dhune me te famshem se kryetaret e bashkive mbushnin legjendat. Ndaj, dhe une ndjehem mjaft mire sot si minister Drejtesie, qe ndertimi i nje tjeter institucioni te ri penitenciar, na vendos padyshim ne nje pozite mjaft te favorshme ne rajon per sa i perket trajtimit te te denuarve dhe qe ky institucion i takon Elbasanit", - tha Halimi, duke shtuar se aktualisht jane ne proces realizimi punimet per ndertimin e Paraburgimit te Ri ne Berat dhe Paraburgimit e Burgut ne Fier, sikurse shume shpejt do te fillojne punimet per ndertimin e paraburgimit dhe burgut te Shkodres.
Paraburgimi
Paraburgimi i Elbasanit kap vleren e 6 milione e 175 mije eurove me nje kapacitet prej 120 te paraburgosur ku ndodhen edhe seksione te posacme per gra e femije. Ky eshte impiant qe perfshin furnizimin me uje, energji, ngrohje, ajer te kondicionuar, termoizolim dhe ne sistemin e vezhgimit. Ne mbare vendin jane ne proces ndertimi e ne projekt ndertimi i paraburgimeve ne Berat, Fier, Shkoder, me nje vlere 40 milione euro. Paraburgimi u realizua ne kuader te programit IPA 2007 me bashkefinancim te Delegacionit Europian ne Shqiperi dhe Qeverise Shqiptare.
Sequi: Ndryshme ne sistemin e burgjeve
Ne inaugurimin e paraburgimit te Elbasanit mori pjese dje edhe Ambasadori i Bashkimit Europian ne Shqiperi, Ettore Sequi. Ne fjalen e tij, Sequi tha se "nje vend duhet gjykuar nga menyra se si i trajton qytetaret dhe sa zbatohen lirite dhe te drejtat e njeriut. Ne po ndihmojme sistemin e burgjeve ne Shqiperi dhe shohim shume ndryshime ne te". "Forcimi i zbatimit te ligjit, promovimi i te drejtave te njeriut eshte nje prioritet kyc ne agjenden e BE-se dhe ne procesin e integrimit europian. BE ka theksuar here pas here nevojen per nje progres te dukshem nga ana e autoriteteve shqiptare per te plotesuar veprimet e viteve te fundit te qeverise", - theksoi ambasadori Sequi.